Një person është ndaluar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, njofton Insajderi.com.
Kështu është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në njoftimin e të cilës thuhet se me aktvendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari E.H., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në këtë njoftim thuhet se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
“I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj ambasadores së Luksemburgut në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Themelorja në Prishtinë më tej njofton se ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale. /Insajderi.com