Është arrestuar një person për ngacmim seksual ndaj një të miture nga Prizreni, njofton Insajderi.
Më 7 mars në orët e mesditës, i dyshuari kishte marë në veturën e tij fëmijën 13 vjeçare, dhe e ngacmoi atë.
Gjatë rrugës vetura e dyshuar duke qenë se ishte e dëmtuar materialisht është ndaluar nga policia dhe i pandehuri është arrestuar për t’u dërguar në mbajtje.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedures, Ajser Skenderi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit, shtatë mars 2021 dhe mund të zgjasë deri më datën, gjashtë prill 2021, ndaj të pandehurit Sh.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.6 të Kodit Penal të Kosovës” thuhet në komunikat. /Insajderi.com