Ngadhnjim Kastrati – Armend Mujës: Je një nga borxhlinjtë e RTK-së

Ngadhnjim Kastrati – Armend Mujës: Je një nga borxhlinjtë e RTK-së

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, ka akuzuar kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja, se ia ka pamundësuar të raportojë sot para këtij komisioni, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se vetë Muja është një ndër borxhlinjtë e RTK-së.

“Armend Muja është në mesin e atyre që ka pas kontratë me shërbimet e RTK-së dhe e din shumë mirë se si angazhohet një person me kontratë të tillë. Armend Muja e din si janë krijuar borxhet e RTK-së nder vite, po ashtu e din se kush i ka borxh RTK-së, sepse Armendi është një nga borxhlinjtë e RTK-së”, ka shkruar ai.

Sot në mbledhje të Komisionit Muja ka thënë se ka ardhur kërkesë nga RTK-ja që bordi t’i raportojë Kuvendit dhe jo drejtori.

Sipas tij, gjithashtu është kritikuar nga organizata ndërkombëtare prezenca e drejtorit në një format të tillë raportimi, pasi sipas tyre, jep perceptim sikur ky Komision dëshiron të intervenojë në RTK. /Insajderi.com