Ngasësja humb kontrollin e veturës dhe pëson vetëaksident

Ngasësja humb kontrollin e veturës dhe pëson vetëaksident

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Kapiloviq në Zubin Potok.

Policia njofton se një femër serbe,  gjersa ishte duke drejtuar veturën e saj, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar.

“Ngasësja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Një aksident tjetër trafiku gjatë 24-orëve të fundit është regjistruar në rr. Fadil Rrustemi në Skenderaj.  Rasti ka ndodhur dje buzë mbrëmjes.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjer. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Një aksident me lëndime ka ndodhur në mësditë në fshatin Piranë të Prizrenit.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e rregullt të policisë.