
Vozitja në borë dhe akull është përherë e ndërlikuar. Ngasja e automobilit në kushte të tilla ekstreme është e mbushur me rreziqe të vazhdueshme andaj duhet të ketë kujdes të shtuar, apo edhe shmangie të plotë të ngasjes në dimër.
Megjithatë, disa udhëtime janë të pashmangshme. Për udhëtime të tilla duhen disa teknika të veçanta që të bëjnë sa më të sigurta vozitjet, shkruan “Telegraph”.
Vozitje vetëm kur është e domosdoshme.
Njerëzit vazhdimisht thonë se duhet të vozitet sa më pak në kushte ekstreme të motit. Këtë e bëjnë për një arsye të thjeshtë.
A është udhëtimi aq urgjent dhe i rëndësishëm? Sipas “Telegraph”, kjo pyetje duhet të reduktojë shumë aksidente nëpër rrugë dhe shumë bllokada apo rreziqe të tjera gjatë stinës së dimrit.