Ngërçi i negociatave VV-LDK – reagon i propozuari për zv/kryeministër të qeverisë Kurti

Ngërçi i negociatave VV-LDK – reagon i propozuari për zv/kryeministër të qeverisë Kurti

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi shprehet optimist se pjesa e anëtarëve të LDK-së të cilët, sipas tij, e kanë bllokuar marrëveshjen do të reflektojnë dhe do të kontribuojnë në zhbllokimin e negociatave ndërmjet dy liderëve: Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

Kandidati për zëvendëskryeministër, Haki Abazi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se vendimi i presidentit Thaçi për dekretimin e Kurtit për të formuar qeverinë është edhe përcaktim i VV-së.

“Vendimi i presidentit për mandatarin është pjesë përbërëse e përcaktimit të VV-së që me konsistencë brenda Kushtetutës të mos jetë në asnjë formë bllokuese e proceseve, përkundrazi të jetë shtytëse drejt krijimit të qeverisë. Tani fillon numërimi 15 ditor sipas Kushtetutës, unë ende mbaj shpresa që pjesa e shëndoshë e mendimit brenda LDK-së do të nxjerr LDK-në nga pozicioni qe është i mos takimeve dhe do të kthehemi në tryezën e bisedimeve për ta finalizuar marrëveshjen për qeverinë e VV dhe LDK se bashku”, ka thënë Abazi.

Abazi thotë se janë dy oferta në tavolinat e të dyja partive dhe se pas zgjedhjes së kryeparlamentarit ka ndryshuar gjithçka.

“Janë dy oferta një nga VV dhe tjetra nga LDK. Sigurisht është një moment i ri që është krijuar pas konstituimit të parlamentit me zgjedhjen e zotëri Konjufcës kryeparlamentar, mirëpo kompromisi është bërë pas këtij momenti qe është krijuar, i është dhënë mundësia LDK për të pas presidentin dhe përkushtimin e plotë të VV që të sigurojë të gjitha votat përbrenda për të siguruar edhe kuorumin për votat tona dmth jo për votat e të tjerëve edhe votimin për president. Ky kompromis që është bërë me kërkesën e LDK dhe insistimin e saj që ta ketë presidentin sigurisht qe ka balancuar në anën tjetër zgjedhja e Glauk Konjufcës paralementar”, thotë ai.