Ngordhi qeni i parë i infektuar me COVID-19

Ngordhi qeni i parë i infektuar me COVID-19

Një pastor gjerman i konfirmuar si rasti i parë i Coronavirusit te qentë, ka ngordhur së fundmi në SHBA, njofton Insajderi.

Shtatëvjeçari Buddy nisi problemet me frymëmarrjen nga mesi i prillit, kur dhe i zoti i tij ishte sëmurë me Coronavirus prej tre javësh. Qeni ishte gjithashtu me kancer.

Pronarët e tij Robert e Allison Mahoney, nga Staten Island, thanë për National Geographic, se qeni ishte ‘eliminuar’ pasi kishte nisur të kollitej me gjak.

Allison Mahoney tha se Buddy “kishte sjellë gëzim për të gjithë”. Nuk është e qartë nëse Buddy vdiq nga komplikimet e Coronavirusit apo nga kanceri prej të cilit vuante.

Një testim te veterineri e nxori Buddy-n në maj pozitiv me Coronavirus.

“Kur i thua njerëzve që ke qenin me Coronavirus, ata shikojnë sikur ke shtatë koka. Më vonë kur kollitej ai dukej sikur do të nxirrte të brendshmet, si nga goja dhe nga hunda,” tha Mahoney.

Administrata amerikane thotë se aktualisht nuk ka prova shkencore se kafshët luajnë rol të konsiderueshëm në përhapjen e COVID-19.

Nga të dhënat në SHBA për Coronavirusin te kafshët raportohen 12 qen, 10 mace, një tigër e një luan.

Nadia, tigri katërvjeçar në kopshtin zoologjik të Bronx, rezultoi pozitiv me Covid-19 në prill./Insajderi.com