Është ngritur aktakuzë ndaj Jeton Verfit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Vorfi ishte asambleist në Komunën e Gjakovës, pjesë e subjektit politik “Alternativa”.
Ai po akuzohet se ka bërë deklarimin e pasurisë pas dorëzimit të mandatit si asambleist.
Jeton Vorfi po akuzohet nga prokuroria se ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, në periudhën kohore nga 27 qershori 2019 e deri me 27 korrik 2019, i pandehuri Jeton Vorfi, në cilësinë e ish-këshilltarit Komunal në Gjakovë, funksion i cili kualifikohet në kuadër të zyrtarëve të lartë publikë nga neni 3, paragrafi, 1 nënpargrafi 1.1 pika 1.1.8 të Ligjit nr. 04/L-050, për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve publik, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë në afat prej 30 ditësh pas dorëzimit të mandatit si asamblist, sipas nenit 5 të Ligjit 04/L-05 dhe nenit 3 të Ligjit 04/L-028, obligim ky i paraparë për të gjithë zyrtarët e lartë publik pas ndërprerjes së ushtrimit të funksionit publik, edhe përkundër faktit se i pandehuri ka qenë i informuar paraprakisht dhe në dijeni për obligimin për deklarimin e pasurisë. /Insajderi.com