Ngrihet Liqeni i Batllavës – organizohet zhytje nën akull  

Ngrihet Liqeni i Batllavës – organizohet zhytje nën akull  

Një numër i qytetarëve kanë dalë sot për të shijuar Liqenin e Batllavës më ndryshe se herëve tjera.

Për shkak temperaturave shumtë të ulëta ditëve të fundit është krijuar akull mbi Liqeni e Batllavës.

Për këtë, është organizuar edhe zhytja nën akull në këtë liqen nga disa persona të cilët kanë shprehur dëshirë të provojnë këtë gjë.

Duke veshur rrobat e posaçme për zhytje, ata kanë prerë me sharrë një pjesë të akullit për t’u zhytur më pas nën të.

Përveç tyre, qytetarë të shumtë janë parë duke ecur mbi akull, madje përveç të rriturve aty shihen edhe fëmijët të cilët me saja po rrëshqasin.