Ngritën 103 aktakuza për 122 persona brenda 24 orëve

Ngritën 103 aktakuza për 122 persona brenda 24 orëve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza, kundër njëqindenjëzetedy (122) personave, shkruan Gazeta Insajderi.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sa i përket numrit më të madh të aktakuzave dhe ndalimeve, prinë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit Departamenti Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale si: “Vjedhje e shërbimeve komunale, Lëndim i lehtë trupor dhe Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

Raste të ngritjes së aktakuzave dhe ndalimeve ka pasur edhe në Prokurorin Themelore nëpër komunat e tjera si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj. /Insajderi.com