Ngriten aktakuza kundër 58 personave

Ngriten aktakuza kundër 58 personave

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë ngritur 50 aktakuza kundër 58 personave.

Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, komuna e Prishtinës prinë sa i përket numrit më të madh të aktakuzave të ngritura nga ky institucion.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, janë ngritur 27 aktakuza kundër 33 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona të ndryshëm për vepra të ndryshme penale, raporton Insajderi.

Po ashtu, prokuroria e Prishtinës ka bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Siç thuhet në raport, aktakuzat janë ngritur pas pretendimeve për rastet si, ‘’vjedhje, sulm, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Raste të tjera të ngritjes së aktakuzave dhe ndalimeve ka pasur edhe në komunat e, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës dhe Ferizajit.