Ngritet aktakuzë kundër Bedrija Ejupagiq për  vdekjen e Xheneta Gashit

Ngritet aktakuzë kundër Bedrija Ejupagiq për  vdekjen e Xheneta Gashit

Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë kundër drejtorit të emergjencave në komunën e Prizrenit, Bedrija Ejupagiq, si të dyshuar për shkak të veprave penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mos evitimi i rrezikut, në rastin e Xheneta Gashit.

Sipas aktakuzës i akuzuari Ejupagiq, në cilësi të personit  përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, nga pakujdesia nuk ka ndërmarr masat për vendosjen e pajisjeve mbrojtëse përreth shtëpive para shembjes, në rrugën ,,Marin Barleti” në Prizren për të evituar rrezikun, në atë mënyrë që me datë 06.06.2016, rreth orës 15:30 minuta., fëmija Xh.G., e lindur me datë 07.08.2012 derisa ishte duke luajtur në rrugë nga shembja e shtëpisë pëson plagë në kokë dhe në trup, ashtu që  nga plagët e marra ndërron jetë.

“Me këto veprime i akuzuari B.E., ka kryer veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 2  të KP-ës dhe mos evitimi i rrezikut nga neni 370 paragrafi 1 të KP-ës“, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Insajderi.com