Ngritet aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit

Ngritet aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Ai akuzohet mbi veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votueseve”.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.D., lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Bejanoviq Ishte arrestuar më 12 mars, përcjell Insajderi.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër Bozhidar Dejanoviqit për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”. /Insajderi.com