Ngritet aktakuzë kundër pesë personave që u përfshinë në një rrahje e cila përfundoi me vdekje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakzuë ndaj pesë personave për një rrahje që përfundoi me vdekje më 4 shtator.

Personat për të cilët është ngritur aktakuzat janë L.M, A.B, E.B, R.J, M.A.

Sipas aktakuzës, i pandehuri  L.M me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.L., me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, të pandehurit A.B. dhe E.B., kanë marr pjesë në rrahjen, e cila ka rezultuar me vdekjen e tani të ndjerit B.Q., duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Kurse, i Pandehuri R.J., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin A.L., me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, i njëjti edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale dhe për veprën penale, një fakt të tillë nuk e ka lajmëruar tek organet kompetente, me të cilën ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri M.A., me dashje ka ndihmuar të pandehurit L.M., A.B., E.B., në shmangien e zbulimit dhe mosarrestimit nga ana e organeve të ndjekjes, me ç’rast ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, nga neni 380 paragrafi 2, nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Insajderi.com