Ngritet aktakuzë ndaj 15 personave për vepra të ndryshme penale

Ngritet aktakuzë ndaj 15 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale, njofton Insajderi.

Aktakuzat kanë të bëjnë me veprat “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Kontrabandimi i Mallrave”, “Shmangie nga tatimi”, “Shpëlarje e parave”, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve me inicialet A.K, A.K, I.V, B.I, S.F, F.M, A.D, Xh.K, E.J, B.H, N.E, H.K, K.M, T.B, D.R , për veprat penale:

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Kontrabandimi i Mallrave”, nga neni 317 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), dhe “Shpëlarje e parave”, në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( Kodi Nr.06/L-074), lidhur me nenin 56 (1) (1.5) të Ligjit Nr.05/L-096 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit””, thuhet në njoftimin për mede./Insajderi.com