Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi në Komunën e Klinës, Njomza Grabanica.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi-n prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj.
Aktakuza, sipas prokurores Dishaj-Haxhosaj, është ngritur në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
E njëjta është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Pejë me 6 maj 2021./Insajderi.com