Ngritet aktakuzë ndaj dy sulmesve të zyrtarëve policor

Ngritet aktakuzë ndaj dy sulmesve të zyrtarëve policor

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj P.GJ dhe L.GJ., për shkak te sulmit ndaj dy personave zyrtarë respektivisht policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas njoftimit nga kjo prokurori, të pandehurit më 12 tetor kanë sulmuar e kanosur policët N.G. dhe H.G.

Pas një aksidenti rrugor që kishtë ndodhur, personat e pandehur kanë thyer rregullat e komunikacionit dhe kur janë ndaluar nga policia, pas shqiptimit të gjobës, kanë filluar sulmin ndaj zyrtarëve policor.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë./Insajderi.com