Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur të mërkurën aktakuzë pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, njofton Insajderi.
Veprat penale lidhen me “Krimin e Organizuar”, “Pastrimin e parave”, “Hyrje në sistemet Kompjuterike”, “Lëshimin e çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo kreditit” dhe “Falsifikimin e dokumenteve”.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, të akuzuarit janë: M.K. A.Q. R.K. V.M.
Sipas aktakuzës, Prokuroria Speciale ka propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve, të njëjtit t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit./Insajderi.com