
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet B.J., i cili dyshohet se ka sulmuar gazetarin Valon Syla.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar, Laureta Ulaj, zëdhënëse për informim në këtë Prokurori.
“Nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm është ngritur aktakuzë. Prokurori i Shtetit e ka vlerësuar rastin dhe ka ngritur aktakuzë ndaj personit që sulmoi personin në fjalë. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe nuk kemi informacione nëse i njëjti është liruar nga Gjykata”, ka thënë Ulaj.
Gazetari Valon Syla është sulmur fizikisht nga i dyshuari B.J., më 22 dhjetor 2020, në Prishtinë. Ndërkohë që motivet e sulmit janë akoma të paqarta./Insajderi.com