Ngritet aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë që dyshohet se ia vrau burrin kushërirës në Gjakovë

Ngritet aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë që dyshohet se ia vrau burrin kushërirës në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj C.I, shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”, njofton Insajderi.

Ai dyshohet se më 7 korrik të vitit të kaluar në fshatin Bardhaniq të Gjakovës me dashje, ka privuar nga jeta N.M., në shtëpinë e tij, (burrin e kushërirës).

“Përderisa i ndjeri ishte në dhomën e gjumit, i pandehuri e merr në kuzhinë një thikë e një çekan hekuri, ku e përdorë për ta hapur derën e dhomës, dhe e godet atë me thikë disa herë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në njoftimin për medie të prokurorisë.

I dyshuari po ashtu e ka plagosur me thikë bashkëshorten e viktimës D.M (kushërirën e tij), dhe djalin e viktimës M.M.

Me këto veprime i pandehur ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”./Insajderi.com