Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre personave nën dyshimet për shkelje në një tender.
Aktakuza është ngritur për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ndaj B.T. dhe G.O.
Ndërsa, ndaj të dyshuarit me inicialet H.H. është ngritur aktakuzë për veprën penale “Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender”./Insajderi.com