Ngritja e çmimeve – kërkohet rritja e pagës minimale

Ngritja e çmimeve – kërkohet rritja e pagës minimale

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka bërë thirrje që të rritet paga minimale në vend.

Sipas tyre, rritja e çmimeve të artikujve esencialë e rëndon edhe më tepër gjendjen sociale të qytetarëve.

“Si kryetar i BSPK-së, dhe njëkohësisht si kryesues i Këshillit ekonomik-social e ftoj publikisht Qeverinë që t’i bashkohet Këshillit ekonomik-social dhe të iniciohet rritja e pagës minimale në vend. Është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më parë në mënyra që të përfshihet në Buxhetin e vitit të ardhshëm”, thuhet në komunikatën për media të kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli.

Po ashtu u ka bërë thirrje deputetëve që pa dallim të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend.

“Ne si BSPK, mbetemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me qeverinë dhe secilin institucion që mbështetë kauzën e drejtë sociale për rritjen e pagës minimale në vend.”

Paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç./Insajderi.com