Ngritje temperaturash sot në Kosovë

Ngritje temperaturash sot në Kosovë

Mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit pritet të mbajë edhe të enjten në Kosovë, njofton Shqip.com.

Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se në vlerat e temperaturave maksimale të sotme parashihet të ketë ngritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Insajderi.com