Nikçi shkarkohet nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Infrakosit: Vendim i padrejtë dhe politik

Nikçi shkarkohet nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Infrakosit: Vendim i padrejtë dhe politik

Të mërkurën është shkarkuar kryeshef ekzekutiv i Infrakosit, Hysen Nikçi, nga bordi i përkohshem i këtij institucioni i kryesuar nga Enis Berisha, shkruan Insajderi.

Nikçi vendimin për anulimin e konkursit të datës 08.03.2021 e konsideron të padrejtë dhe politik.

Ai tha brenda afatit kohor do të ushtrojë padi ndaj Infrakosit dhe Bordit.

Sipas tij, arsyetimi i bordit ishte se procesi i përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv nuk ishte zbatuar konform dispozitave ligjore.