Nikoliq: OKB-ja partner i Serbisë për dështimin e Kosovës

Nikoliq: OKB-ja partner i Serbisë për dështimin e Kosovës

Presidenti i Serbisë në largim Tomislav Nikoliq, ka zhvilluar sot një takim me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentit të Serbisë në këtë takim u bisedua për misionin e OKB-së në Kosovës.

Nikoliq tha se përpjekjet e Serbisë që Kosova të mos bëhet shtet janë të suksesshme për sa kohë që misioni i OKB-së në Kosovë UNMIK-u kryen rolin e tij siç e ka kryer deri më tani.

“Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë qëllimet e dukshme të disa politikanëve shqiptarë për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ është brengosëse. Shqiptarët me këtë ide janë duke provokuar dhe kërcënuar”, ka thënë Nikoliq, transmeton Insajderi.

Nikoliq është shprehur i kënaqur me rolin neutral të përpjekjeve të UNMIK-ut për të zgjidhur problemet në Kosovë.

“Jam i kënaqur me punën neutrale të UNMIK-ut për të zgjedhur problemet në terren me interes për të gjithë qytetarët e provincës dhe falënderoi shefin e UNMIKU-ut për kontributin e përpjekjeve personale në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Nikoliq.

Më tutje ai ka thënë se gjendja në Ballkan është e “mbrehtë” por që ai nuk pret që konflikte të armatosura të ndodhin, njofton agjencia e lajmeve në Serbi, Beta.

Ndërkohë , që shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, tha se pret që dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinë të rifilloj përsëri së shpejti dhe të kontribuoj në uljen e tensionit./Insajderi.com