Nikoliq kryeson delegacionin serb në bisedimet me Kosovën

Nikoliq kryeson delegacionin serb në bisedimet me Kosovën

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të martën në Bruksel dhe palen serbe do ta kryesojë presidenti serb, Tomislav Nikoliq.

Në një konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë, Vuçiq ka thënë se dialogu do të vazhdojë në nivelin më të lartë, dhe se pret që edhe Kosova të dërgojë përfaqësuesit e tyre më të lartë në këto bisedime.

“Shpresoj se do të ketë një qasje racionale dhe që nuk do të ndodhë përsëri dërgimi i armëve mjediset e banuara me serbë në Kosovë, për të treguar muskujt”, ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se është e rëndësishme për Serbinë që të shmang konfliktet dhe provokimet, shkruan portali serb N1 Info, njofton Insajderi.

Vuçiç tha se bisedimet me Prishtinën nuk do të jenë të lehta, për shkak të qëndrimeve që kanë të dy vendet.

Në bisedime do të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi është ftuar nga e përfaqësueses së Lartë të BE-së Frederika Mogherini, derisa po ndodh pas tensioneve të fundit mes dy vendeve. /Insajderi.com