Nikoliq në “Ditën e Serbisë”: Kosovës vetëm autonomi substanciale

Nikoliq në “Ditën e Serbisë”: Kosovës vetëm autonomi substanciale

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka shfrytëzuar fjalimin e tij për nder të Ditës së Serbisë për të ripërsëritur qëndrimin e tij dhe të Serbisë se “Kosova është Serbi”.

Në fjalimin e tij ai të mërkurën ka dhënë edhe një ide sipas tij përfundimtare.

“Ne jemi gati që të japim autonomi substanciale brenda Serbisë, por kurrë Kosova të jetë shtet i pavarur”, ka thënë Nikoliq, shkruan “Danas”.

Sipas tij, kjo autonomi do të duhej që të funksiononte bashkë me Asociacionin e Komunave serbe, për të cilën Nikoliq ka kritikuar Prishtinën  zyrtare dhe komunitetin ndërkombëtar./Insajderi.com