Nikoliq pret në Presidencën Serbe kriminelin e luftës në Bosnjë

Tribunali i Hagës e dënoi atë për krimet që i konsideroi se "ishin ndër më të rëndat që ka njohur njerëzimi", por presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, e ka pritur atë në zyrën e Presidencës së Serbisë në një takim që është cilësuar si “i ngrohtë”.

Nikoliq pret në Presidencën Serbe kriminelin e luftës në Bosnjë

Takimi në presidencën serbe me Momqillo Krajishnik i dënuar për depërtim, zhvendosje të dhunshme dhe përndjekje të boshnjakëve ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi.

Takimi sipas njoftimit të kabinetit të Tomisllav Nikoliqit, ka ndodhur në ndërtesën e Sekretariatit Gjeneral të presidentit të Republikës së Serbisë në Beograd.

Krajishnik, ka qenë kryetari i Kuvendit të Republikës Serbe në Bosnjë gjatë kohës së luftës.

Fondi për të Drejtën Humanitare vlerëson se një veprim i tillë i kryetarit paraqet tallje të palejueshme ndaj viktimave dhe është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëllimin e proklamuat të Serbisë që të punojë mbi pajtimin në rajon.

Momqillo Krajishnik para Tribunalit të Hagës në mars të vitit 2009 ishte dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm me 20 vite burg për deportim, zhvendosje të dhunshme dhe përndjekje të banorëve civil joserbe, si krim kundër njerëzimit.

Krajishniku ka qenë anëtarë i ndërmarrjes së përbashkët kriminale qëllimi i së cilit ka qenë që me përndjekje të banorëve joserbë të ndryshohet përbërja etnike i pjesës së Bosnjes dhe Hercogovinës nën kontrollin serb.

Pas aktgjykimit përfundimtar është dërguar në Britani në burg, prej nga pas mbajtjes së dy të tretave të dënimit është liruar me 2013, kur është pritur në mënyrë festive nga qeveria komunale në Pale në Bosnje.

Momqillo Krajishnik gjatë gjithë luftës në Bosnje ka qenë kryetar i Kuvendit të Republikës Serbe, anëtar i partisë demokratike serbe, anëtar joformal i Presidencës së Republikës Serbe, dhe si i tillë ka qenë një ndër figurat kryesore të nomenklaturës së luftës së serbeve të Bosnjës.

krajisnik-anadolou-docek-1

Kontributi i tij në ndërmarrjen e përbashkët kriminale ka qenë, sipas aktgjykimit, ndihma në vendosjen dhe mirëmbajtjen e strukturave partiake dhe shtetërore të SDS si instrument i kryerjes së krimeve. Në bazë të provave gjatë procesit dy vjeçar, gjykatësit kanë konfirmuar se ai ka pasur qëllim që të jetësohet në vepër “përndjekja masive e civilëve“ dhe se ka “pranuar që shumë mysliman dhe kroat të të gjitha moshave të paguajnë çmimin e lartë për realizimin e dominimit serb”.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka vlerësuar se vendimi i presidentit te Serbisë që të takohet me Krajishnikun nuk paraqet përkrahje të thjeshtë Republikës Serbe por flet që udhëheqja e kryetarit të Serbisë e përkrahë edhe mënyrën se si është krijuar Republika Serbe, ku edhe Krajishnik ka dhënë kontribut  përmes veprimeve ushtarake dhe me spastrim etnik të territoreve të okupuara

FDH potencon se ofrimi i nderimeve shtetërore dhe takimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit me të dënuarit për krime lufte institucionet e Serbisë pengojnë procesin e ballafaqimit me shkaqet dhe  pasojat e luftërave të viteve të nëntëdhjeta, dhe posaçërisht është brengosëse fakti se me këto veprime fyhet dinjiteti i viktimave./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi, #DOSJAGRANDE

[arve url=”https://www.youtube.com/playlist?list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]