Niman Bardhi: Mjekët të painteresuar të vaksinohen

Niman Bardhi: Mjekët të painteresuar të vaksinohen

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se që nga mëngjesi e deri tani janë vaksinuar 120 profesionistë shëndetësorë, ndërsa janë vetëm dy ekipe mjekësore që po kryejnë procesin e vaksinimit, pasi që numri i të interesuarve nuk është i madh, përcjell Insajderi.

“Jo ne i kemi dy ekipe sot, sepse dje kemi pasur shumë ekipe si pasojë që nuk ka shumë të interesuar këto ditë për vaksinim dhe kjo ka qenë arsyeja që i kemi lëshuar për pushim”.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i profesionistëve shëndetësorë të vaksinuar deri më tani është 3700 persona.

“Sot është dita e gjashtë e vaksinimit të personelit shëndetësor, ku në këto momente sa flasim janë vaksinuar 120 persona, ndërsa në total është 3700 nëse llogarisim totalin e përgjithshëm të vaksinave edhe AstraZeneca edhe Pfizer shkon deri në 28 mijë vaksina të ofruara”, ka thënë Bardhi.

Tutje, ai ka deklaruar se shumë persona të grupmoshave të ndryshme kanë shkuar për tu vaksinuar, por që sipas tij, plani i vaksinimit ishte vetëm për personelin shëndetësor.

“Nga nesër e tutje do të presim rekomandime që na vinë që t’i zbatojmë rreth kategorive të vaksinimit”, theksoi ai./Insajderi.com