Fatos Geci, nipi i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Gecit, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Vëllai i Gecit, Halili – ka sqaruar për publikun se pse djali i tij ka aderuar në partinë e Albin Kurtit.
Ai ka përmendur sakrificat e djalit të tij për LDK-në dhe “injorimin” që sipas tij i është bërë vazhdimisht Fatos Gecit nga strukturat e partisë së Isa Mustafës.
“I injoruar nga të gjithë, edhe pse me gjithë shpirt punonte për LDK-n duke ecur dhe siguruar votat pa kompromis u nënçmua nga të afërmit e tij dhe nga vetë partia”, ka shkruar ai në Facebook.
Halil Geci ka hedhur akuza të rënda mbi strukturat e larta të LDK-së.
Ai shtoi se djali i tij ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje me lejen e tij. /Insajderi.com
Dr.Fatos Geci ka bërë më të miren që ka ditur, kur ka kalua në VV ai e ka zgjedhur rrugen e popullit,liderin më besimtar…
Posted by Halil Geci on Monday, 18 January 2021