
Një person është arrestuar dje gjatë ditës në Suharekë, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë psikike dhe fizike ndaj gjyshes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gjyshes së tij viktimës femër K-Shqiptare” thuhet në raportin e policisë.
Më pas me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Insajderi.com