Nis bartja e kufomave të mërgimtarëve për në Kosovë (VIDEO)

Nis bartja e kufomave të mërgimtarëve për në Kosovë (VIDEO)

Trupat e pajetë të kosovarëve, të cilët humbën jetën tragjikisht të dielën në një aksident me autobus Slavonski Brod të Kroacisë, tashmë janë nisur për në Kosovë, njofton Insajderi.

Dy prej tyre i është bërë obduksioni pasi nuk kanë pasur të afërm të cilët e kanë konfirmuar identitetin e tyre.

Trupat pritet të arrijnë të mërkurën në mëngjes në Morinë.

Ata transportohen përmes Kroacisë, për në Malin e Zi-Shqipëri, për të arritur në mëngjes në Kosovë.

Një autobus me targa të Kosovës u aksidentua të dielën duke dalë jashtë rrugës në afërsi të Sllavonski Brodit në Kroaci duke shkaktuar vdekjen e dhjetë pasagjerëve, gjersa mbi 40 janë lënduar.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka njoftuar se në mesin e viktimave të aksidentit është edhe një gjerman.

Shoferit që po voziste në momentin tragjik, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Insajderi.com