
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimin formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, lidhur me promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale, njofton Insajderi.
Me anë të një deklarate, kreu i legjislativit theksoi se ky bashkëpunim vlerëson nivelin e zbatimit të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje lokale në vend.
“Përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë. Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohen komunat për të forcuar kapacitetet e tyre përmes shkëmbimit të praktikave më të mira me komuna në vendet e BE-së”, u shpreh Hoti.
Ai thotë se Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avancuar ligjin për financat e pushtetit lokal dhe rregullativën tjetër ligjore. /Insajderi.com