
Ministria e Infrastrukturës në partneritet me Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova, do të bëjë lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”.
Ceremonia e lansimit të kësaj fushate do të mbahet sot me fillim nga ora 11:00, në rrugën “Xhorxh Bush” në hapësirën e vendndalimit të trafikut urban.
Prezent në lansimin e kësaj fushate do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe përfaqësues nga Auto Moto Club Kosova.
Ministria e Infrastrukturës fton median tuaj që të përcjellë nga afër këtë aktivitet.