Nis fushatën ministri i ahengjeve, lozë gardianin e fëmijëve nga alkooli i rrezikshëm

Nis fushatën ministri i ahengjeve, lozë gardianin e fëmijëve nga alkooli i rrezikshëm

Zbatimi i urdhëresës së Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për ndalimin e hyrjes dhe shtijes së alkoolit nën moshën 18-vjeçare  kohëve të fundit ka filluar të zbatohet  në disa nga diskotekat e  Kosovës.

Shumica e diskotekave e kanë vënë shenjën se personat nën moshën 18 –vjeçare nuk lejohen të hyjnë, duke bërë kontrollimin e dokumentin të indentifikimit.

Ministri Shala ka thënë se inspektoriati i tregut është duke vazhduar me inspektimin nëpër lokale  për të shikuar më afër zbatimin e kësaj urdhëresë për ndalimin e shitjes së alkoolit dhe duhanit personave nën moshën 18-vjeçare.

“Respektimi i ligjit dhe mbrojtja e shëndetit të fëmijëve tanë, janë prioritet në vazhdimësi”, ka thënë Shala.

Kujtojmë se Shala,  ka urdhëruar mbylljen e festës së birrës, duke arsyetuar se ka pasur ankesa.

Ai për Insajderin kishte thënë se ai organizim mbyllet dhe nuk do të mbahet më. Shala është shprehur se ky vendim ka ardh për shkak të parregullsive që kanë ndodhur.

“Për shkak të parregullsive të hasura gjatë natës së mbrëmshme që kanë ndodhur është marr vendim nga inspektorati që ai të mbyllet dhe mos të hapet. Është vendim i inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë, ai organizim mbyllet edhe nuk mbahet”, ka thënë Shala për Insajderin.

Respektimi i ligjit dhe mbrojtja e shëndetit të fëmijëve janë prioritet në vazhdimësi E.SH

Respektimi i ligjit dhe mbrojtja e shëndetit të fëmijëve tanë, janë prioritet në vazhdimësi. E.SH

Gepostet von Endrit Shala am Donnerstag, 25. Juli 2019