
Gjysmëvjetori i dytë nëpër shkolla ka nisur nga sot, 18 janar, njofton Insajderi.
Më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar i janë rikthyer bankave shkollore.
Ky gjysmëvjetor, do të fillojë sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi mund të kalojë në skenarin B, mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C.
Për fillimin e këtij gjysmëvjetorit, nxënësit i ka uruar edhe ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, i cili ka kërkuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat e vëna për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /Insajderi.com