Vetëm projekti i autostradës për Dukagjin kushton 1 milion euro

Vetëm projekti i autostradës për Dukagjin kushton 1 milion euro

Ende pa u përfunduar autostrada “Arbën Xhaferi” dhe ende pa nisur punimet për autostradën drejtë Gjilanit, Ministria e Infrastrukturës ka nisur procesin edhe për autostradën e Dukagjinit.

Kësaj ministrie parashihet t’i kushtoj mbi 1 milion euro hartimi i projektit zbatues i kësaj autostrade, e cila do të kalojë nëpër Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë dhe do të përfundojë në Prizren.

Kjo autostradë do të ketë gjatësi prej 91 kilometrash. Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, përzgjedhja e kompanisë fituese është bërë përmes çmimit më të ulët të ofruar.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në deklarimet e mëhershme ka thënë se autostrada e Dukagjinit do të jetë gjiganti i fundit infrastrukturor dhe që do të fillojë në 2019, kurse do të përfundojë brenda tri viteve.

  • “Patriotët e Çmendur” të emisionit InDoks, shikojeni në këtë LINK