Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen e sotme ku do të diskutohet për përgatitjet e seancës së ardhshme plenare që do të mbahet gjatë kësaj jave, njofton Insajderi.

Në rend të ditës është edhe Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe ai për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së që disa herë radhazi nuk ka pasur kourum për votimin e tyre.

Po ashtu do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, në Karaçevë të Kamenicës dhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e COVID-19. /Insajderi.com