Nis mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes

Nis mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e Kryesisë.

Në selinë e partisë ka arritur edhe kryetari Albin Kurti. Kjo mbledhje është thirrur nga mbrëmë pas takimit që e pati ai me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Edhe partia e këtij të fundit ka thirrur mbledhje të kryesisë për në orën 11:00.