Nis mbledhja e PDK-së

Nis mbledhja e PDK-së

Derisa të gjithë anëtarët e këshillit drejtues të PDK-së kanë arritur në selinë e kësaj partie, i fundit që arriti aty është kreu i tyre, Kadri Veseli.

Anëtarët e Kryesisë kishin filluar të mblidhen në selinë e tyre të partisë dhe të parët që arritën ishte ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Hajredin Kuçi.

Kjo mbledhje po i paraprinë seancës së Kuvendit të Kosovës, e caktuar për në ora 10:00, ku në rend dite është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.