Misioni 1.5 miliard dollarësh përfshin kamera dhe sensorë që synohet" />

Nis misioni i satelitit drejt Diellit

Agjencia Evropiane për Hapësirë ka nisur të dielën një satelit, me qëllim të studimit të Diellit nga kënde më të afërta se kurrë më parë.

Nis misioni i satelitit drejt Diellit

Misioni 1.5 miliard dollarësh përfshin kamera dhe sensorë që synohet të zbulojnë të dhëna të reja rreth asaj se si funksionon ylli kryesor i planetit Tokë.

Shkencëtarët kanë thënë se dëshirojnë të kuptojnë më mirë çfarë e nxit dinamikën që ka Dielli.

Sateliti është nisur në orët e vona të së dielës nga Florida e Shteteve të Bashkuara.

Hulumtuesit shpresojnë se dituria e fituar nga ky mision do të ndihmojë në përditësimin e modeleve që përdoren për të parashikuar shpërthimet e mundshme të Diellit.

Në krye të këtij misioni është Agjencia Evropiane për Hapësirë, në bashkëpunimin me NASA-n amerikane.

Sateliti është nisur drejt një rruge të gjatë për të arritur në sipërfaqen e Diellit prej rreth 42 milionë kilometrave.