Nis ndërtimi i shtatores së Adem Demaçit, familjarët të pakënaqur

Nis ndërtimi i shtatores së Adem Demaçit, familjarët të pakënaqur

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtatores, por me bucetat u shprehen të pakënaqur familja e simbolit të rezistencës kombëtare.

Në vënien e gurthemelit mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili veprimtarin Adem Demaci e ka vlerësuar si njeri i cili popullit të vetë i dha lirinë dhe frymëzues për të gjithë.

Sipas tij, forca e Demaçit i duhet Kosovës për të mbajtur konsistencën e saj.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hidajet Hyseni tha se Demaçi ka folur edhe kur nuk ka folur dhe se tani e tutje ai do të pushojë dhe do flasë në bronz dhe do jap mesazhe siç ka dhënë brez pas brezi.

Por bucetat nuk iu kanë pëlqyer familjarëve të veprimtarit, Adem Demaçi e këtë shqetësim para të pranishmëve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari i cili tha se nuk janë pajtuar me modelet pasi që mendojnë se ka zgjidhje më të mira për këtë shtatore.

E gjatë ditë së sotme në shenjë nderimi kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe familjarët e Adem Demaçit kanë bërë homazhe tek varri i tij, ndërsa në orën 12:00 do mbahet edhe një akademi përkujtimore.