Punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në lagjen “Dardania” në Prishtinë, kanë rinisur pas 8 vitesh që nga vendosja e gurthemelit të saj.
Siç bën të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, kryetari i kësaj bashkësie, myftiu Naim Tërnava, e ka përcjellur për së afërmi fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj xhamie.
Madje, Tërnava derisa ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie, ku shtoi se është mëse e nevojshme dhe e shumëpritur për gjithë besimtarët, ai e quajti këtë objekt “bukuroshe” të Prishtinës.
“Uroj që punimet në përfundimin e kësaj ‘bukurosheje’ të Prishtinës të përfundojnë sa më shpejt”, tha Tërnava.
“Myftiu u shpreh tejet i lumtur që sot pa, për së afërmi fillimin e punëve tashmë në këtë vend të shenjtë, teksa falënderojë të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. /Insajderi.com/
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka përcjellur për së afërmi fillimin e punëve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Ai uroj të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie mëse të nevojshme dhe të shumëpritur për gjithë besimtarët.Myftiu u shpreh tejet i lumtur që sot pa, për së afërmi fillimin e punëve tashmë në këtë vend të shenjtë, teksa falënderojë të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës.
Gepostet von Bashkësia Islame e Kosovës am Mittwoch, 15. Juli 2020