
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht dhe me postë të Komunës së Prishtinës.
Këto vota pritet të përcaktojnë fituesin e garës mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.
Ndërkohë në balotazhin e 19 nëntorit për Prishtinën, kreu aktual Shpend Ahmeti ka arritur që t’i mbledhë 41 mijë e 401 vota duke lënë pas Arban Abrashin e LDK-së me 41 mijë e 164 vota.
Ahmeti deri më tani prinë me 237 vota. E ndërkohë tashmë ka filluar numërimi i 1 mijë e 1824 votave me kusht.
Ndërkohë që janë edhe 80 vota me postë që pritet të numërohen.