Nis numërimi i votave vendimtare për Istogun

Nis numërimi i votave vendimtare për Istogun

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisuar numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Komunës së Istogut.

Gjithsej janë 333 fletëvotime që duhet numëruar në pesë tavolinat e ngritura për këtë qëllim.

Në tavolinën e parë të fletëvotimeve me postë, kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka marrë 16 vota ndërsa ai i LDK-së, Haki Rugova 8 rezultat që e ka zvogëluar diferencën e Rugovës në 61 vota.

Aktualisht Hakli Rugova ka 9,909 vota ndërsa gani Dreshaj ka 9,848 vota.

Kanë mbetur për t’u numëruar edhe 309 fletëvotime.