Nis “Parada e Krenarisë” për komunitetin LGBTI

Nis “Parada e Krenarisë” për komunitetin LGBTI

Ka nisur parada e parë e krenarisë së komunitetit LGBTI në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Policia janë të pranishëm në shesh për të evituar incidentet eventuale.

Në kryeqytet ka filluar parada e Parë e Krenarisë së komunitetit LGBTI, e cila ishte paralajmëruara para disa ditëve.

Në sheshin Skënderbeu janë mbledhur dhjetëra persona me flamuj që simbolizojnë njerëzit me orientime të ndryshme seksuale si dhe parullat me të cilat kërkojnë që të pranohen dhe të mos diskriminohen nga shoqëria.

Numri i pjesëmarrësve nuk është aq i madh ndërkohë që disa prej tyre janë edhe shtetas të huaj.

Organizatorët e kësaj parade kishin thënë se gjatë këtyre ditëve kanë marrë kërcënime, ndërsa policia e Kosovës kishte paralajmëruar se ka marrë të gjitha masat e sigurisë.