Nis peticioni që emrat e abuzuesve seksual të jenë publik

Nis peticioni që emrat e abuzuesve seksual të jenë publik

Të shtunën ka nisur një peticion ku kërkohet që emrat e abuzuesve seksual të jenë publik, njofton Insajderi.

Peticioni deri tash ka mbledhur mbi 2 mijë e 100 nënshkrime, ndërsa pas përfundimit do t’i dorëzohet Qeverisë dhe Kuvendit për ta ekzekutuar.

“Regjistri i personave që ushtrojnë dhunë seksuale u jep mbrojtje të mbijetuarve të dhunës, si dhe minimizon mundësinë që dhunuesit ta përsërisin aktin e dhunës seksuale”, thuhet në kumtesë.

Aty thuhet se “në shumë shtete të botës, emrat e personave që ushtrojnë dhunë seksuale janë publikë për qytetarët”.

Javëve të fundit janë raportuar disa ngacmime seksuale, për këtë ka pasur edhe debat publik. /Insajderi.com