Nis peticioni për ndalimin e degradimit të ambientit nga hidrocentralet

Nis peticioni për ndalimin e degradimit të ambientit nga hidrocentralet

Sot nis nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëtutjeshëm të ambientit nga hidrocentralet e vogla.

“Shkatërrimi i vazhdueshëm i resurseve tona natyrore nga të gjithë ata që abuzojnë dhe shfrytëzojnë resurset e vendit për përfitime individuale, qofshin vendim-marrës apo investitorë, na shtynë të protestojmë dhe të premtojmë se nuk do të ndalemi. Argumentet e mbledhura dëshmojnë se nëse nuk veprojmë TASH dhe menjëherë, lumenjtë e Kosovës, si dhe popullata që jeton në afërsi të tyre, do të shkatërrohen dhe degradohen në pa kthim”, theksohet në një njoftim për media të organizatave të Shoqërisë Civile.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe do të bëhet në shtatë komunat e mëdha të Kosovës përfshi edhe komunat përreth. Organizatat partnere në komunat e poshtëshënuara do të kenë pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve:   1. Instituti Demokratik i Kosovës  – Prishtinë 2. EC Ma Ndryshe – Prizren 3. Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj – Gjilan – Shtërpce 4. REC Kosova – Mitrovicë 5. ERA Group – Pejë 6. KADC – Gjakovë 7. Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit – GJETHI – Kaçanik – Hani i Elezit 8. Aktiv – Veri të Mitrovicës.