Një peticion për shkarkimin e zëvendëskryeministrit ka nisur.
Driton Selmanaj dha një deklaratë për të pagjeturit të enjten, por në ditën tjetër ai deklaroi që “fjala e tij ishte keqkuptuar”.
“Inicativa Qytetare”, ka nisur një peticion virtual ku kërkon shkarkimin e Selmanajt nga pozita që mban.
“Ende mbetet plagë e hapur mos vënia e drejtësisë për krimet e masakrat, për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Andaj si qytetarë, si familjarë të personave të pagjetur, të atyre të vrarë, të grave viktima të dhunës seksuale dhe gjithë atyre që kanë parë krimet me sy dhe kanë përjetuar masakrat në lëkurën e tyre, jemi thellësisht të indinjuar nga deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës Driton Selmanajt. Ky njeri dhe ky emër nuk paraqet person fizik por përfaqëson institucionet e Republikës së Kosovës dhe si e tillë është e rrezikshme të kemi në udhëheqje një përfaqësues që i konsideron çështjen e të pagjeturve, masakrat dhe krimet e kryera në Kosovë si çështje që është konsumuar dhe ezauruar. Prandaj, ky peticion është protesta jonë!”, thuhet arsytimin e peticionit. /Insajderi.com