Nis procesi i vaksinimit për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit, punëtorët socialë e pacientët në dializë

Nis procesi i vaksinimit për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit, punëtorët socialë e pacientët në dializë

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 ka bërë të ditur se sot (e mërkurë), procesi i vaksinimit do të vazhdojë me të moshuarit të cilët janë të vendosur në shtëpitë e kujdesit dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë, përcjell Insajderi.

Gjithashtu, do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën ku jeton.

Vaksinimi ka filluar nga ora 08:00-19:30.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka filluar ditë më parë, ku fillimisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, pastaj të moshuarit mbi moshën 80-vjeç./Insajderi.com